Sport Vendor

Vushtrria publikon fotot, stadiumi ‘Ferki Aliu’ do të duket i mrekullueshëm pas rinovimit

Vushtrria publikon fotot, stadiumi ‘Ferki Aliu’ do të duket i mrekullueshëm pas rinovimit

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme. Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike. Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në

Besnik Batusha

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.

Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri.

FC Vushtrria tanimë ka publikuar edhe fotot se si do të duket stadiumi ‘Ferki Aliu’ pas renovimit ku pritet të marrë një pamje fantastike.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Lajm i shkëlqyer për Vushtrrinë dhe sportin në Kosovë!

Me iniciativën e z.Shaip Mikullovci, mbështetjen e pakursyer të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi, fillon renovimi i stadiumit “Ferki Aliu”, ku do të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura e klubit, duke ofruar kushte më të mira për lojtarët dhe tifozët. Ky projekt është një hap i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të sportit dhe rritjes së cilësisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Urime për këtë arritje dhe suksese në rrugën drejt standardeve evropiane për FC Vushtrria!

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani