Sport Vendor

“Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

“Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

Presidenti i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Llapit, duke akuzuar gjyqtarët për ndikim në rezultatin e takimit dhe në ecurinë e skuadrës në garat evropiane. Ferizaj ishte në epërsi dhe në rrugë të mirë t’i merrte tri pikë në Podujevë, por Llapi barazoi me një penallti,

Besnik Batusha

Presidenti i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Llapit, duke akuzuar gjyqtarët për ndikim në rezultatin e takimit dhe në ecurinë e skuadrës në garat evropiane.

Ferizaj ishte në epërsi dhe në rrugë të mirë t’i merrte tri pikë në Podujevë, por Llapi barazoi me një penallti, që u komentua shumë në rrjetet sociale.

Pas ndeshjes, Abazi deklaroi shkurt: “Nëse ne nuk jemi në UEFA Europa Conference League, është për shkak të vendimeve të disa referëve”.

Ai nuk dha komente të mëtejshme, por theksoi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit që, sipas tij, ka ndikuar në objektivat e klubit për pjesëmarrje në Evropë, pasi edhe drejtori sportiv, Genc Hyseni aludoi në të njëjtën mënyrë.

Ndeshja e sotme që u mbyll 1-1 u gjykua nga Mentor Ajeti, ndërsa në VAR ishte Dardan Çaka.

Ferizaj tani ka 49 pikë, aq sa Malisheva në vendin e tretë, pozitë që dërgon në garat evropiane.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro, ku Ferizaj takohet me Ballkanin (shtëpi), Dukagjinin (mysafir) dhe Gjilanin (shtëpi). 

AbaziFC Ferizaj

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani